S’e Kam me Ty | Top Albania Radio

S’e Kam me Ty | Top Albania Radio

A e keni menduar ndonjëherë sa shumë televizione janë bërë, sa shumë programe, sa e vështirë është të ndjekësh diçka në një realitet me kaq shumë oferta dhe ku çdo gjë lëviz shumë shpejt. Dikur çdo gjë ishte e thjeshtë. Brezi i 40 vjeçarëve të sotëm e kujtojnë mjaft mirë kur kishim vetëm një kanal (TVSH) dhe dije çdo gjë që ndodhte – apo jo? Në lumin e programeve televizive dhe ‘qyfyreve’ të tyre frymëzuar nga cikli ‘Mai Dire’ i Mediaset – dy emra të njohur të radios & TV në Shqipëri sjellin një program ku komentohen perlat nga programet që njihni dhe nuk i njihni, që i keni parë ose me shumë gjasa jo, xhanëm me kaq sa janë kjo është e pamundur…
00:00
00:00

Resumen del episodio

E ftuar në emisionin “S’e Kam me Ty” ka qenë Drejtoresha e Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, Klaudia Hasanllari. Ajo ka zbuluar në një intervistë mjaft të veçantë më shumë detaje në lidhje me fillesat e karrierës së saj dhe jo vetëm…

Episodios

75-

Kur një fëmijë është në konflikt me ligjin, si vepron drejtësia restauruese? Klaudia Hasanllari shpjegon në TAR se…

E ftuar në emisionin “S’e Kam me Ty” ka qenë Drejtoresha e Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, Klaudia Hasanllari. Ajo ka zbuluar në një intervistë mjaft të veçantë më shumë detaje në lidhje me fillesat e karrierës së saj dhe jo vetëm…

28 jun. 2024
74-

Kristi Gongo flet për “Punë pa teka”, zgjedh profesionin më të vështirë dhe atë që e ka surprizuar!

Kristi Gongo ishte e ftuar në “S’e Kam me Ty” për të folur për emisionin e vecantë të saj “Punë pa teka”, hapat e parë në karrierë, e shumë të tjera. Lidhur me emisionin e veçantë, me dy sezone të suksesshme, Kristi u shpreh…

21 jun. 2024
73-

“Ose do të pranosh që unë të të prek me dorë ose…”/Rita Petro tregon rastin e ngacmimit në fillimet e saj të karrierës…

E ftuar në emisionin “S’e Kam me Ty” ka qenë shkrimtarja e njohur, Rita Petro. Ajo ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën e saj dhe si nisi gjithçka për të në rrugën e artit dhe jo vetëm…

14 jun. 2024
72-

“Mezi mbaja lotët…”/ Iva Tiço zbulon detaje nga dasma private: Fustani ishte frymëzuar nga i gjyshes…

E ftuar në “S’e Kam me Ty” ishte Iva Tiço për të folur për gjithçka. Nga karriera deri në dasmën private, gazetarja e njohur u shpreh si kurrë më parë në një intervistë të sinqertë. Teksa tregoi për profesionin, ajo u shpreh edhe për jetën private, ndërsa dha detaje për dasmën private.

07 jun. 2024
71-

Ka raportuar që nga fillimi pandeminë në vend, Alma Demiraj tregon mes lotëve humbjen e prindërve brenda pak ditësh!

E ftuar në emisionin “S’e Kam me Ty” në Top Albania Radio ka qenë Alma Demiraj. Një figurë e njohur tashmë prej vitesh gazetarja ka zbuluar se ka nisur punën e saj që prej vitit 2001 dhe nuk ka lëvizur më nga Top Channel dhe ka ndarë detaje në lidhje me pasionin e saj si gazetare terreni. Alma ka treguar se situatat e vështira gjithmonë kanë qenë mjaft sfiduese për të por duke u ndalur tek pjesa e tërmetit kur duhej që të raportonte ku tregoi se ka qarë dhe nuk ka arritur ta mbante dot veten.

31 mayo 2024